SUEDI-Me krahun e ngritur lart dhe grushtin e mbyllur, Tess Asplund është sërish simbol i guximit femëror. E vetme kundër 300 nazistëve të cilëve u ka bllokuar rrugën, ajo nuk tërhiqet asnjëherë, ndalon me grushtin drejt qiellit.
Ajo, 42 vjeçare, me ngjyrë, me shikimin krenar i shikon dhe i afrohet, pastaj fytyra e saj vendoset përballë fytyrës së bardhë të liderit nazist.

Asaj si dridhet qerpiku dhe vazhdon gjithmonë me grushtin lart. Një protestë e heshtur për ti thënë ‘jo’ intolerancës dhe dhunës së ekstremistëve të partisë suedeze ‘Nordiska motstandsrorelsen’ të cilët parakalonin në rrugët e qytetit suedez Borlange.

Fotoja e saj e postuar në internet, është bërë ‘share’ nga miliona përdorues tw rrjeteve sociale. Ndoshta edhe për faktin se ka sjellë në mendje një skenë të parë nga të gjithë, kur në Suedi, në 1985 një grua goditi me çantë një manifestues të së djathtës ekstreme.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: