Prokuroria suedeze njoftoi sot ndërprerjen e ndjekjes penale për përdhunim ndaj Julian Assange, themeluesit të Wikileaks, i akuzuar nga një paditëse suedeze për sulm seksual në vitin 2010, në Suedi.


“Kanë kaluar shumë vite që nga ajo kohë, me pasojë dobësimin e provave, deri në atë pikë sa vendosa ta ndërpres hetimin”, tha zëvendëskryeprokurorja Eva-Marie Persson, gjatë një konference për shtyp në Stokholm.


Në moshën 30-vjeçare në gusht 2010, paditësja suedeze e akuzoi australianin për kryerje me forcë të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura.


Nga ana e tij, Assange e ka mohuar vazhdimisht faktin e përdhunimit, duke argumentuar për gatishmërinë e saj.

I arrestuar në një burg të Londrës, Julian Assange rrezikon të ekstradohet në SHBA ku pritet të përballet me një dënim deri në 175 vite burg për spiunazh.(Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb