Një taksë që ka reduktuar në masë të madhe konsumin e qeseve plastike në Suedi për katër vjet, do të hiqet të premten, pavarësisht paralajmërimeve se masa mund të çojë në rritjen e përdorimit drejt niveleve të mëparshme.
Që nga futja e taksës në vlerë prej 0,25 centësh në maj të vitit 2020, përdorimi i qeseve plastike në vend ka rënë shumë, raporton The Guardian.
Në vitin 2019, përpara se të futej taksa, njerëzit në Suedi përdornin mesatarisht 74 qese plastike për person çdo vit. Në vitin 2023 ky numër kishte rënë në 17.
Ligji u prezantua pasi direktiva e BE-së për qeset plastike të vitit 2015 u kërkonte shteteve anëtare të reduktonin në mënyrë dramatike përdorimin.
Ndër ata që kritikuan fundin e taksës në Suedi ishte agjencia e qeverisë për Mbrojtjen e mjedisit, e cila paralajmëroi se taksa ishte ende e nevojshme për të konsoliduar sjelljet e reja.
“Ne nuk mendojmë se qeveria duhet ta heqë taksën”, ka thënë Asa Stenmarck, një zëdhënëse e Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit.