Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha jashtë Parlamentit është pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat e Gazment Bardhit ndaj tij 3 vite më parë, për lidhje me Suel Çelën i shpallur në kërkim nga SPAK si truri i një organizate kriminale në Elbasan. Bardhi akuzoi Berishën se kur nisi foltoret dhe më pas u mbodh Kuvendi Kombëtar i PD, në 11 dhjetor 2011, ishte ndihmuar nga Suel Çela në plotësimin e formularëve nga delegatët.

“Suela Çela më kë është i lidhur, me kryeministrin Edi Rama, apo me ju? Jeni akuzuar nga Gazment Bardhi, kreu i grupi të PD-së…”, ishte pyetja drejtuar Berishës.

Kreu i PD u përgjigj duke thënë se akuzat janë politike dhe të pavlera, ndërsa shtoi se sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, “është shumë evidente, provohet në të gjitha dokumentet se ai është marr me fushatën elektorale të Edi Ramës”.

“Deklaratat politike, janë politike, nuk kanë asnjë vlerë. E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha Suel Çelën, dhe çdo Suel Çelë. Sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, është shumë evidente, provohet në të gjitha dokumentet se ai është marr me fushatën elektorale të Edi Ramës, e thotë dhe vetë, është edhe Taulant Balla. Dhe një tjetër që është shpall anëtar i asaj bande, tha që kryetari i vërtetë është Edi Rama dhe ai i di”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb