Nga: ZONJA KATERINA

1-2 petë të pjekura, 1-2 kokrra vezë, 200 – 250 gr sallam Fix
2 kunguj të njomë
Kripë, piper
Spec, domate, djathë të bardhë

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim kungujt të prerë në feta të holla. Më pas shtojmë sallamin gjithashtu të prerë në feta të hollë ose në kubikë të vegjël. Në një tavë thërrmojmë disa peta të pjekura dhe mbi to vendosim masën e përgatitur. Shtojmë në fund vezët e rrahura, pak spec të kuq të grirë hollë, pak domate në kubikë si dhe djathë të bardhë dhe e vendosim suflenë në furrë të nxehtë të piqet për pak minuta.
(vila/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb