Nga: ZONJA KATERINA

250 gr makarona fusilli integrale, 1 kokë brokoli, 1-2 lgj vaj / gjalpë, 1 kuti konservë kërpudha, 1-2 kokrra vezë, 1 filxhan pana
1 filxhan qumësht, 80 gr djathë të verdhë, Kripë, piper. Në një tenxhere me ujë të vluar hedhim makaronat dhe i lemë të ziejnë për 2-3 minuta, shtojmë brokolin, i mbulojmë me kapak dhe i lemë 2-3 minuta.

Marrim një tavë e lyejmë me pak vaj ose gjalpë dhe hedhim makaronat e ziera së bashku me brokolin. Shtojmë dhe kërpudhat dhe i trazojmë mirë. Rrahim vezët me panën dhe qumështin, rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat. E shtojmë kremin e përgatitur mbi suflenë me makarona. E spërkasim me pak gjalpë dhe djathë të grirë në rende dhe e vendosim në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb