Nga: ZONJA KATERINA


1 filxhan miell misri
3-4 patate
4-5 kunguj
2-3 qepë të njoma
1 presh
200-300 gr djathë
200-300 gr gjizë
3-4 kokrra vezë
2 filxhanë qumësht
Vaj ulliri
Kripë, piper
Koper, dhjozmë, majdanoz


Grijmë patatet dhe kungullin në rende dhe e vendosim në një enë ku shtojmë qepët e njoma, preshin dhe erëzat të grira hollë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, shtojmë më pas miellin e misrit, gjizën, djathin dhe vezët e rrahura me qumështin. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit e suflesë dhe masën e përgatitur e hedhim në një tavë të lyer me pak gjalpë dhe spërkatur me miell. E spërkasim sipërfaqen e suflesë me pak gjalpë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 40-45 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb