NGA: ZONJA VJOLLCA*3 tufa pazi
1 tufë qepë të njoma
1 spec i kuq
2-3 thelpinj hudhër
4 kokrra vezë
2 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle vaj ulliri
100 gr djathë të bardhë
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq

Bashkojmë në një tas pazinë e grirë imët, qepët e njoma të prera në rrathë të hollë, hudhrën dhe specin e kuq të prerë në kubikë. E rregullojmë me kripë dhe e trazojmë mirë duke e shtypur me duar derisa volumi i pazisë të ulet. Më pas shtojmë vezët një e nga një, dy lugë gjelle miell, piperin e zi, piperin e kuq dhe vajin e ullirit. I trazojmë dhe njëherë mirë të gjithë përbërësit duke shtuar në fund djathin e bardhë të prerë në kubikë. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe shtrojmë pazinë e përgatitur. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: