Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore në Universitetin “Luarasi”, Petrit Bara, tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se ky fakultet pati një sukses të jashtëzakonshëm në vitin e tij të parë.

Prof. Petrit Bara u shpreh se brenda një viti Fakulteti i Shkencave Mjekësore arriti të marrë 200 studentë, të cilët sipas tij, e zgjodhën atë për stafin akademik shumë profesional, për faktin se ofron bursa për më të mirët, por edhe për godinën shumë të mirë, që ndodhet në qendër të kryeqytetit.

“Viti i parë në Universitetin “Luarasi” Fakulteti i Shkencave Mjekësore ka qenë një sukses i madh, sepse brenda vitit të parë ne arritëm të marrim 200 studentë, një numër shumë i rëndësishëm. Universiteti “Luarasi” ka një emër shumë të mirë, është një universitet i akredituar, hyn në elitën e universiteteve të Tiranës, në 4-5 më të mirët. Ne menduam ta çojmë këtë emër edhe më lartë me degët e shkencave mjekësore. Studentët preferuan dhe e kërkuan këtë falë stafit akademik, ku kemi emrat më të mirë, me përvojë në mësimdhënie. Kemi thithur emrat më të mirë nga Universiteti i Tiranës. Universiteti “Luarasi” ka risi dhe godinën shumë të mirë, në qendër të Tiranës, ofron edhe bursa specifike për ekselentët, bursa totale gjatë vitit. Këto ishin kushtet që ne mendojmë se u preferua vitin e parë dhe patëm një sukses të jashtëzakonshëm”, tha Prof. Bara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb