Celtic fiton titullin në Skoci. Ekipi i Rodgers merr kështu trofeun e 55-të të kampionatit në histori, pas triumfit 0-5 ndaj Dundee.
Dominim absolut i Celtic në futbollin skocez, që “rrëmben” titullin e katërt radhazi. Tani, falë këtij suksesi në këtë sezon, arrihet edhe Rangers sa i takon numrit të titujve.
Celtic pas 34 ndeshjesh, ka grumbulluar 84 pikë. Deri në fund të kampionatit janë në program edhe 4 javë.
