Ish-deptuetja Nora Malaj ka reaguar në lidhje me zhvillimin e samitit të BE-së në Tiranë dhe atë të protestës së opozitës teksa ka thënë se lideri i opozitës është goditur teksa protestonte paqësisht.

Ajo shtoi se ky është një rast i paprecedentë dhe se është një akt i turpshëm që tregon se frika dhe dhuna janë bërë kryefjalë e jetës sonë.

Postimi i plotë:

Suksesi i Samitit apo dhunim i organizuar ndaj opozitës ???
Nuk e di a mund te quhet sukses apo deshtim , po sot , pikerisht sot , ne momentin kur opozita e bashkuar , po protestonte qetesisht , si rrallë herë kur mund të ndodh edhe në vendet me europiane , duke treguar se ky popull ka rrenje europiane dhe e do Europen , respekton miqte dhe i bene te ndjehen “ Zoter shtepie” , duke i pritur me bujari e perkushtim , para syve te 27 perfaqesuesve te vendeve Europiane , goditet lideri i opozites shqiptare teksa protestonte paqesisht , me tullumbace me ngjyrat e europes dhe me himnin e europës !
Kjo nuk ka ndodhur ne asnje rast që te goditet lideri historik i opozitës duke marrshuar qetësisht ???
Ky quhet rast i paprecedent .
Nuk dua as te komentoj dhe as te them asnje gje , pas asaj qe pame live ne media .
Nje pohim është e sigurte , akti është i turpshem , te fyen , të le shijen e keqe është i shemtuar dhe tregon se frika dhe dhuna jane bere kryefjale e jetes sonë .
Edhe kur parakalon paqesisht dhe kur trajton te vertetat qe dhembin , ky është preludi i dhunes qe ushtrohet ne cdo skaj te jetes sone .
Ne Parlamentin shqiptare, ne jeten e perditshme , ne menaxhimin e cdo situata , edhe Pantemine e menaxhuan me takse e dhune , dhe pritjen e bene me masa ekstreme sigurie , sepse ata që sot drejtojnë kane frikerat e tyre .
Sot rane fort kembanat per te treguar se sa frike e kane popullin opozitare .
Kujdes , rrezik , rreshqitje … Kjo ishte ajo që ndodhi sot ne kete Samit .
Suksese apo dështim ???!!
Ps . Doktor Berisha si lider i opozites tregoi se qendron ne kembe ne cdo situatë edhe kur duan ta kapin ne befasi e të shkujdesur nuk e rrezojne dot .
Burrat njeherë lindin . Mirenjohje per Doktor Berishen dhe sjelljen e tij prej lidershipi europian!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: