TIRANË – Kryeministri, Edi Rama reagon për herë të parë lidhur me publikimin në emisionin “STOP” të një bisede telefonike të përgjuar mes ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj me një vartës të tij. Çlirim Hajdarmataj, Kryetari i degës së Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Tropojës, tha gjatë denoncimit se ishte shkarkuar nga detyra për shkak se nuk mundi të merrte pjesë në një takim të PS-së në Tropojë. Ndërkohë që referuar përgjimit të realizuar u dëgjua ministri Beqaj që i shprehej ndër të tjera “Suksese në jetë”.
Sot gjatë postimit të një video në “Facebook”, ku Rama falenderonte shqiptarët që kthehen në atdhe për të kontribuar në modernizimin e vendit, një komentues i ka shprehur atij shqetësimin se ndonëse është një student që jeton jashtë e që ka dëshirë të rikthehet në Shqipëri, ka frikë se mos e heqin nga puna nëse nuk merr pjesë në mbledhjet e PS-së. Por në përgjigjen e tij të shkurtër, Rama i thotë se “Frika nuk është këshilltar i mirë”, një përgjigje indirekte kjo që duket se garanton dhe nëpunësit aktualë të administratës që të mos kenë frikë nga shkarkimi në rast se nuk marrin pjesë në mbledhjet e organizatave të PS-së. “BalkanWeb” boton edhe këtë komunikim në “Facebook” të kryeministrit dhe mikut të tij virtual.
rama 3
KOMENTUESI:
Kryeminister çdo student Shqiptar që studion jashtë dëshiron ta sjellin eksperiencën e fituar në Shqiperi, por thjesht kemi frikë që po nuk morrëm pjesë nëpër mbledhje të partisë, do na urojnë suksese në jete
EDI RAMA: Frika nuk është këshilltar i mirë Vissi
KOMENTUESI: Edhe unë që mendoja që largimi nga puna për nje arsye të tillë nuk ishte gjë mirë!
Kjo përgjigje juaj pa asnjë garanci është arsyja që nuk kthehemi. Sepse nuk do flas për dhunën ndaj investitorëve, apo gjobat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb