Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar ekipin e Bashkisë së Tiranës për organizimin e suksesshëm të Maratonës që u mbajt sot në kryeqytet, duke e cilësuar atë si një realitetet më të bukura të Tiranës së re Europiane dhe Turistike.

Rama shprehet se jo shumë vite më parë, maratona ishte një ambicie e shpallur nga Bashkia e Tiranës, ndërsa sot është pjesë e denjë e stacioneve të klubit europian të maratonistëve.

“Një ambicie e shpallur si fillim nga Bashkia e Tiranës jo shumë vite më parë, me disa dhjetëra të ‘çmendur’ që morën pjesë në maratonën e parë dhe sot një nga realitetet e bukura të Tiranës së Re Europiane dhe Turistike, e cila tanimë është pjesë e denjë edhe e stacioneve të klubit europian të maratonistëve
Falenderim e duartrokitje për pjesëmarrësit nga shumë vende, po edhe një duartrokitje e posaçme për skuadrën e Bashkisë së Tiranës”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: