Atletico Madrid triumfoi 2-1 ndaj Manchester Cityt në miqësore, duke treguar një nivel të kënaqshëm loje. Pas sfidës, trajneri i Los Colchoneres, Diego Simeone analizoi sfidën.

“Një skuadër si e jonë është karakterizuar gjithnjë nga qetësia. Mos të harrojmë se ndeshjen e kaluar u mposhtëm nga skuadra e yjeve të Koresë së Jugut. Nga sfida me Cityn jam i lumtur nga përgjigja që mora nga futbollistët që u aktivizuan në pjesën e dytë, na duhet një grup shumë i fortë. Më duhen që lojtarë të cilët futen me shumë energji në fushë në mënyrë që të ndryshojnë rrjedhën e lojës”, – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb