Numri një i stolit të Zvicrës, Murat Yakin analizoi fitoren 2-0 ndaj Italisë në Europian.

“Ishte një mbrëmje vërtet e bukur, nga ato mbrëmje që do ta mbaj mend gjatë. Shumë gjëra mund të ndodhin, çdo ndeshje ka historinë e vet. Ne kemi taktikat e duhura, sistemin e duhur dhe jemi të fortë. Sot e demonstruam sërish, por duhet të qëndrojmë të përulur, me këmbët në tokë”.

Çfarë do të thotë për ju ky sukses?

Të përjetosh të gjitha këto me kombëtaren, është diçka fantastike. Ne luajtëm futboll dominues në këtë fazë grupore dhe më pas i trajtuam detyrat individuale një nga një, me shumë seriozitet dhe kjo është ajo që më pëlqen në futboll. Është kënaqësi e madhe që duam ta shijojmë dhe nuk është e mundur t’i shpërblejmë futbollit për këto emocione që na japin, madje edhe mënyra se si fituam është vërtet e kënaqshme.

E prisnit që Italia të ishte kaq e varfër?

Çfarë do të thotë e varfër? Ne e pamë atë në ndeshjet e fundit dhe ajo përdori module të ndryshme, lojtarë në pozicione të ndryshme dhe ne ishim të mirë në gjetjen e mekanizmave të duhur.

Ne arritëm të dominonim lojën nga pikëpamja e ritmit, Italia bëri gjashtë zëvendësime dhe kjo na ndihmoi, në të gjitha fazat gjithçka funksionoi sepse edhe kur nuk ishim në zotërim vraponim aq sa duhej.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb