Dennis Man, lojtari i Rumanisë dha mendimin e tij pas fitores 3-0 ndaj Kosovës.

“Kishim nevojë për këto pikë. Jam shumë i lumtur që i fituam pikët e plota. E dinim se përballë kishim një skuadër agresive”, deklaroi ai pas ndeshjes.

“Jemi të lumtur që ia dolëm me sukses sot. E fituam ndeshjen me shumë lehtësi. Doja të pasoja te bashkëlojtarët, por më pas vendosa të gjuaj vetë dhe shënova”.

“Jemi të lumtur, me vetëbesim. Të gjithë e dinë se çfarë përvoje ka Mircea. Për ne, ai është plus i madh dhe jemi të lumtur që është me ne”.

“Ishte e rëndësishme ta nisnim këtë kampanjë në mënyrën më të mirë. Duhet të luajmë si favorit”.

“Mund të them se jam në formë të mirë, jam i lumtur”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb