Trajneri i Dinamos, Ilir Daja analizoi fitoren 6-1 ndaj Erzenit në Kupë, në një intervistë për News 24.
“Ishte një pjesë e parë ku Erzeni luajti futboll. Pavarësisht se pastaj, me shënimin e golave, pjesa e dytë foli për ne. Më vjen mirë që u kthyem te fitorja. Do japim maksimumin edhe në vijim.
Kampionati- Gjërat do i marrim hap pas hapi. Do ruajmë atë që kemi bërë në gjysmën e sezonit. Jemi me këmbë në tokë dhe duhet të përmirësohemi”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)