Ish-trajneri i njohur, Sulejman Starova në studion e “RTSH Sport”, tha: “Sa i përket 90 minutave ishim inferiorë si fizikisht ashtu edhe në çdo komponent. Faktori psikologjik e çoi skuadrën në greminë. Mavraj nga lojtar me eksperiencë, në vitet e fundit me shumë gabime. Mund të komentojmë shumë, por ky ishte i pari shkaktar që e çoi skuadrën në katastrofë. Ne nuk kemi skuadër dhe jemi në kërkim. Kemi lojtarë pa kualitet. Kemi një repart në krizë, duke nisur nga mbrojtja, janë fillestarë dhe bëjnë ndeshje të dobëta. Xhaka duket si i formës së dikurshme. Në këto kushte, edhe Panuçi ka përgjegjësitë e veta. U rëndua edhe nga Mavraj dhe nuk është vetëm ai fajtori. Skocia na dha leksion me një ekip të dytë. Ata kanë një skuadër solide, me mbi 30 futbollistë që kanë luajtur shpesh me njëri-tjetrin. Kjo është gjendja aktuale e jona: Nuk kemi një skuadër! Ne jemi në kërkim të një skuadre. Çfarë do të ndodhë me trajnerin, mbetet për tu parë”,- u shpreh Starova. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb