Kryetari i ri i Kamzës, Rakip Suli pas betimit  në ambientet e shkollës “Ibrahim Rugova” në krye të bashkisë Kamëz foli për mediat, ku tha se kryefjala e tij është puna dhe shërbimi për çdo qytetar, pa dallime politike. Ai tha se në Kamëz do të ketë një superskuadër, e cila që nga mëngjesi deri në darkë do të mendojë për përmirësimin e jetës së banorëve të kësaj bashkie.


“Na pret një rrugë e gjatë dhe me sfida. Shpreh mirënjohejn time më të madhe për qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit, të cilët u shantazhuan me 30 qershor, por nuk u lëkundën në mbrojtjen e familjes së tyre, jam mirënjohës për skuadrën e 30 qershorit. Jam krenar që këshilli i ri përbëhet mbi 50 për qind femra dhe mbi 60 për qind të rinj dhe të reja. Ne kemi bindjen absolute dhe me një skuadër absolute ne do t’ia dalim. Do t’ia dalim dhe do të bëjmë më të mirën për qytetarët e Kamzës dhe të Paskuqanit. Do të shërbej me përgjegjësi dhe me dinjitet. Ne nuk i ndajmë njerëzit në të majtë dhe në të djathtë, por ne jemi për t’iu shërbyer qytetarëve”-tha Suli.

Mbështetësit e Partisë Demokratike janë mbledhur para godinës  së bashkisë së Kamzës, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë që Rakip Suli të hyjë në zyrë. Në një prononcim për gazetaren e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat, mbështetësit e selisë blu thanë se do të qëndrojnë  para godinës dhe nuk do të lejojnë hyrjen e kreut të ri të bashkisë, i dalë nga zgjedhjet e 3o qershorit, pasi sipas tyre procesi ishte antiligjor dhe aspak kushtetues. Ata kanë shpalosur  edhe pankarta me mbishkrime të ndryshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb