TIRANË – “Më shumë qetësi dhe dashuri”- Ky është mesazhi që kryeparlamentari Ilir Meta u ka dërguar sot qytetarëve shqiptarë dhe veçanërisht, politikanëve, me rastin e festës së Sulltan Novruzit, e cila ka rastisur një ditë pas kërkesës së Prokurorisë, drejtuar Kuvendit, për arrestimin e dy deputetëve.

Meta ka vizituar sot Kryegjyshatën Botërore Bektashiane për t’i uruar festën, Haxhi Baba Edmond Brahimajt. Ai tha në dalje: “Në këtë festë të veçantë të Sulltan Novruzit, që simbolizon ringjalljen, shpresën, ripërtëritjen dhe paqen, u uroj gjithë besimtarëve shqiptarë – se kjo është veçoria jonë që na bën dhe më shumë krenarë – qetësi dhe dashuri me njeri-tjetrin dhe familjet e tyre.”

I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e tij ndaj çështjes “Doshi” që është në zhvillim, Meta është përgjigjur me buzëqeshje: “Më shumë qetësi dhe dashuri!” pa shtuar gjë tjetër.

Gazetarët e kanë pyetur sërish: “Po ndaj z.Topalli, që e ka konsideruar nul, mbledhjen e djeshme të Këshillit të Mandateve, ç’mendim keni?”

Kryetari i Kuvendit ka dhënë sërish të njëjtën përgjigje: “Më shumë qetësi dhe dashuri edhe për znj.Topalli.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb