Sullatani Qaboos bin Said i Omanit të dielen lëshoi një falje mbretërore për 332 të burgosur, përfshirë 142 të huaj, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e vendit.

Amnistia përkon me shënimin e Ditës Kombëtare në këtë shtet të Gjirit.

Asnjë detaj nuk u dha për kombësinë e të huajve të amnistuar.

Omani feston ditën e saj Kombëtare më 18 nëntor çdo vit për të shënuar pavarësinë nga Portugalia. Vendi feston gjithashtu ditëlindjen zyrtare të Sulltan Qaboos, i cili u ngjit në fron në vitin 1970.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb