ANKARA- Së paku dy pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste të PKK-së janë neutralizuar gjatë sulmit ajror të forcave turke në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Turqisë thuhet se operacioni ushtarak është kryer në zonën Avasin-Basyan në veri të Irakut. Është konfirmuar se janë neutralizuar dy terroristë, ndërsa janë shkatërruar strehimore dhe shpella që terroristët i përdornin.