Zyra e shtypit e qeverisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi, njoftoi se të paktën 27 njerëz vdiqën dhe dhjetëra u plagosën në sulmin e mbrëmshëm izraelit në një shkollë UNRWA, ku janë transferuar të zhvendosur në Nuseirat, në Rripin qendror të Gazës.

Kështu raporton agjencia e lajmeve Reuters. Ismail Al-Thawabta, drejtor i zyrës së shtypit, hodhi poshtë pretendimet e Izraelit se kishte një post komandimi të Hamasit në shkollën e agjencisë së refugjatëve të OKB-së në Nuseirat.

Zyra e shtypit e Hamasit akuzoi Izraelin për kryerjen e një “masakre të tmerrshme”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb