Të paktën dhjetë të vrarë është bilanci i një sulmi të armatosur në provincën Zamfara në veri të Nigerisë. Zëdhënësi i policisë në Zamfar, Muhammed Shehu, konfirmoi lajmin duke thënë se sulmi është kryer nga disa persona të panjohur me motoçikleta të cilët kishin hyrë në fshatin Kware.

“Të paktën dhjetë persona u vranë në sulmin në fjalë, ndërsa shumë të tjerë u plagosën”, tha Shehu.

Të plagosurit, tha ai, u transferuan në spital për kurim, ndërkohë që pjesëtarë të shumtë të forcave të rendit janë dërguar në fshat.

Në disa rajone të Nigerisë ndodhin përleshje të shpeshta mes fiseve nga shkaku i mosmarrëveshjeve “bujqësore”, për çka shumë banorë të fshatrave detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: