Tetë persona raportohet se kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas një sulmi të armatosur në një stendë buzë rrugës në Guanajuato të Meksikës.
Prokurorët në shtetin e Guanajuatos në Meksikë kanë thënë se të shtënat me armë ndodhën të shtunën vonë në qytetin e Apaseo el Grande, shkruajnë mediat e huaja.
Agjencia shtetërore e ambulancës dhe mjekësisë tha se një teknik mjekësor i urgjencës kishte ndërruar jetë të shtunën vonë, por nuk është konfirmuar nëse ai ishte një nga të vrarët në sulm.
Qyteti i Apaseo el Grande dhe komuniteti i tij simotër Apaseo el Alto, janë goditur nga sulme masive në vitet e fundit. Ekspertët thonë se kartelet e drogës po qërojnë hesapet e tyre në rrugët e vendit.
(Balkanweb)