Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se ka rrëzuar tetë raketa balistike të lëshuara nga Ukraina në 24 orët e fundit, sipas Sky News.

“Forcat ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan tetë raketa balistike, si dhe gjashtë bomba JDAM të drejtuara të prodhuara nga SHBA dhe 45 dronë në 24 orët e fundit”, citoi TASS të ketë thënë ministria.

Ministria nuk tha se çfarë lloj raketash ishin përdorur, por administrata Biden autorizoi javën e kaluar Ukrainën që të përdorë raketat balistike ATACMS të furnizuara nga SHBA brenda Rusisë për herë të parë.

Moska përdori një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi në Ukrainë javën e kaluar, për të cilën Vladimir Putin tha se ishte në përgjigje të ndryshimit të politikës së Joe Biden.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb