ARABI- 30 persona kanë mbetur të vrarë nga një sulm kamikaz në një xhami në Arabinë Saudite. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë lutjeve në xhaminë Shiite.

Sakaq, sipas mediave vendase, bëhet me dije se brenda në xhami kanë qenë më shumë se 150 besimtarë. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, pohohet se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm.

Nga ana tjetër, autoritetet vendase kanë deklaruar se asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: