Të paktën 14 persona përfshirë adoleshentë janë qëlluar për vdekje në një kishë në Burkina Faso gjatë meshës së të Dielës.


Disa persona të tjerë u plagosën në sulmin që ndodhi në fshatin, Fouturi në rajonin Est të vendit.


Identiteti i personave të armatosur nuk është ende i qartë. Zona është sulmuar gjatë vitit të kaluar nga grupe të dyshuara xhihadiste me lidhje me Al Kaedën dhe Shtetin Islamik.


Presidenti i Burkina Faso, Roch Marc Christian Kabore tha se, dënon sulmin barbar kundër Kishës Protestante të Hantoukoura në departamentin e Fouturit, e cila la 14 të vdekur dhe disa të plagosur.

“Unë ofroj ngushëllimet e mia të thella për familjet e varfëra dhe uroj një shërim të shpejtë për të plagosurit”, u shpreh Roch Marc Christian Kabore.

Një kryengritje islamike në Burkina Faso këtë vit ka ndezur tensionet etnike dhe fetare, duke lënë pjesë të mëdha të vendit të pa qeverisura, veçanërisht në zonat veriore në kufi me Malin.

Muajin e kaluar, personat e armatosur hapën zjarr ndaj një kolone autobusësh që transportonin punëtorët e minierave në rajonin Est, duke vrarë 39 njerëz.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb