Të paktën një person ka vdekur dhe 11 të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë në New York, SHBA.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, bëhet me dije se të shtënat me armë janë regjistruar gjatë një eventi në një park në Brooklyn.

Gjithashtu raportohet se viktima është një 38 vjeçar, i cili është prekur nga plumbat në kokë.

Sipas New York Post, dyshohet të jenë dy agresoret në kërkim. Ata arritën të hyjnë brenda festës dhe të hapin zjarr pavarësisht se në event ishin angazhuar më shumë se 100 policë.

Evendi “Old Timers Day”, është një koncert që zgjat dy ditë dhe çdo vit mblidhen miliona pjesëmarrës nga e gjithë bota.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: