Të paktën dhjetë persona, pjesa më e madhe e të cilëve adoleshentë, u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një festë të madhe në Madison të Wisconsi.

Qindra të rinj ishte mbledhur në këtë festë gjigante për të shënuar fillimin e pushimeve verore, kur papritur u dëgjuan të shtënat masive.

Nëntë prej të rinjve u plagosën nga të shtënat me armë zjarri, teksa një tjetër nga xhamat e thyer.

Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Viktimat janë të moshës nga 14 deri në 23 vjeç. Motivi i të shtënave nuk është ende i qartë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: