Pesë persona u plagosën dhe një fëmijë u vra në një sulm me dron në rajonin jugperëndimor të Krasnodarit të Rusisë, tha guvernatori lokal.

“Fatkeqësisht, një vajzë gjashtëvjeçare vdiq nga plagët në spital pas një sulmi me dron në Primorsko-Akhtarsk”, -tha guvernatori Venyamin Kondratyev në Telegram.

Kujtojmë se ushtria ruse ka nisur sulme intensive në Ukrainë, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: