Të paktën 20 persona janë vrarë në një sulm me makinë bombë në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, ka njoftuar policia. Dhjetëra persona janë plagosur në këtë shpërthim, i cili ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në jug të qytetit.

Drejtuesi i makinës, që po ashtu është vrarë, është thënë të ketë qenë 57 vjeçar. Asnjë grup ende nuk ka pretenduar se është përgjegjës për sulmin.

Presidenti i këtij shteti, Ivan Duque e ka përshkruar këtë sulm si “akt të çmendur terrorist” dhe ka shpallur tre ditë zie. Shpërthimi ka thyer dritaret e shtëpive dhe banesave që kanë qenë në afërsi.

“Ka qenë e tmerrshme, është dukur sikur fundi i botës”, ka thënë 62 vjeçarja Rosalba Jimenez, teksa ka qenë duke hapur dyqanin e saj afër shkollës, transmeton AFP.

Prokurori i Përgjithshëm, Néstor Humberto Martínez, ka thënë se në makinë kanë qenë 80 kilogramë me material shpërthyes, i cili është përdorur edhe më herët nga grupe guerile rebele të Kolumbisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: