Dy persona u plagosën rëndë në një sulm me thikë jashtë një supermarketi në Rochlitz, në Gjermaninë lindore.

Një i dyshuar 23-vjeçar u arrestua në vendin e ngjarjes, konfirmoi policia të premten.

Sipas njoftimeve të policisë, i riu ishte ulur pranë hyrjes së supermarketit kur një grua 59-vjeçare doli nga ndërtesa. Pa paralajmërim, ai e ka sulmuar me thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta.

Një dëshmitar që vëzhgoi sulmin kërkoi ndihmë, duke bërë që një punonjës 18-vjeçar nga një dyqan aty pranë të ndërhynte. I riu ka pësuar lëndime të rënda teksa ka tentuar t’i vijë në ndihmë viktimës.

Disa kalimtarë kanë arritur të frenojnë sulmuesin derisa ka mbërritur policia.

Autoritetet kanë nisur një hetim mbi dyshimin për vrasje të mbetur në tentativë dhe po vijojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb