Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berlin, pak orë para ndërrimit të Viteve, ku një burrë ka sulmuar me thikë disa kalimtarë. Disa persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre rëndë. Ata po trajtohen në spital. Thuhet se autori i dyshuar është i sëmurë mendor.
Krimi ndodhi rreth orës 11:50 para një tregu në Quedlinburger Strasse në Berlin -Charlottenburg, një zonë mjaft e qetë e kryeqytetit. Vendi i krimit është afër Pallatit Charlottenburg.
Agresori u neutralizua nga ndërhyrja e disa kalimtarëve, teksa ai sulmonte egërsisht këdo që gjente në rrugë. Agresori u arrestua më pas nga policia,e cila shkoi në vendngjarje ku e gjeti të shtrirë në tokë, ndërsa disa persona po e mbanin nën kontroll.
Sipas informacioneve të BILD, deri më tani nuk ka prova për një sulm islamik apo terrorist.
Autoritetet e kryeqytetit po hetojnë dhe është përfshirë edhe siguria e shtetit.