GJERMANI- Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur nga një sulm me thikë që ka ndodhur në stacionin e trenit në Mynih në orët e para të ditës së sotme.

Një zëdhënëse e policisë ka thënë se katër persona u plagosën në këtë sulm, por, një stacion radio bavarez ka raportuar se një prej të plagosurve vdiq gjatë rrugës në spital.

I dyshuari, është kapur nga policia dhe tani po mbahet nga autoritetet për ta identifikuar atë si dhe motivin e sulmit të tij. Paraprakisht thuhet se motivet e sulmit mund të jenë edhe politike. Një gazetë gjermane shkruan se autori është shtetas gjerman por i panjohur për policinë. Sipas deklaratave të dëshmitarëve, sulmuesi bërtiti “Allahu Ekber”, gjatë sulmit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: