Një person ka mbetur i plagosur rëndë nga një sulm me thikë në një tren në Gjermaninë perëndimore.

“Sulmi me thikë në ndodhi në shtetin federal të Rhineland-Pfalz.  Një person u sulmua me thikë në një tren që udhëtonte nga Koblenz në Lahnstein am Rhein dhe u plagos rëndë”, shkruan gazeta.

Mësohet se për momentin i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është ndaluar.

Ende nuk nuk ka informacione për identitetin e tij apo motivet që e çuan drejt këtij veprimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb