NORVEGJI

Një tjetër sulm ka ndodhur sot në Oslo të Norvegjisë dhe për pasojë katër persona mbetën të plagosur lehtë brenda një shkolle.Sipas mediave të huaja, agresori ka qenë një nxënës i kësaj shkolle i cili ka qëlluar me thikë  mësuesin dhe tre anëtarë të stafit  të shkollës.


Autoritetet pohuan se nxënësi është arrestuar menjëherë pas aktit në ambientet e shkollës, ndërsa hetimet vijojnë deri në zbardhjen e rrethanave.


Polic
Polic

“Është një djalë shumë i ri i cili është arrestuar. Nuk mund të themi asgjë më shumë. Ai u arrestua brenda shkollës”-thanë autoritetet.


(n.m/BalkanWeb)