Policia në Roterdam të Holandës po bën thirrje për dëshmitarë të një sulmi me thikë në të cilën një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë.

Bëhet e ditur se një burrë 32-vjeçar nga Holanda u vra dhe një 33-vjeçar nga Zvicra u plagos rëndë në një sulm me thikë pranë urës historike Erasmus, ka njoftuar policia në një deklaratë.

Një i dyshuar u arrestua në qytetin port holandez së fundmi pasi u rrethua nga publiku dhe policia.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë informatë për motivin e sulmit, shkruajnë mediat e huaja.

“Është pjesë e hetimit”, tha zëdhënësi i policisë, Wessel Stolle.

Siç raportohet, i dyshuari është një burrë 22-vjeçar nga qyteti qendror holandez i Amersfoort, i cili thuhet se sulmoi viktimat me dy thika të mëdha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: