Rreth orës 4 të mëngjesit, një furgon goditi fasadën hyrëse të ndërtesës ku ndodhet selia e gazetës “De Telegraaf” në Amsterdam. Vetë gazeta raportoi duke thënë se bëhet fjalë për një “sulm”. Sipas policisë holandeze ishte një “veprim i qëllimshëm”. “Nuk do të frikësohemi”, shkruante De Telegraaf, duke konfirmuar se askush nuk u lëndua.

holande furgoni

Edhe në të kaluarën gazeta kishte marrë kërcënime. Forcat e zbatimit të ligjit kërkojnë shoferin e furgonit që është larguar në bordin e një Audi të drejtuar nga një person tjetër.

Kryeministri holandez: Shuplakë ndaj lirisë së shtypit
“Ky akt i qëllimshëm kundër ‘De Telegraaf’ është një shuplakë ndaj lirisë së shtypit dhe demokracisë holandeze. Ka ende disa hije, por ne mbetemi vigjilentë dhe policia po bën gjithçka për të ndaluar autorët “, shkroi kryeministri holandez Mark Rutte në Twitter.

holande 3

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb