Ushtria e Burkina Fasos ka thënë se 24 ushtarë janë vrarë gjatë një sulmi nga militantë të paidentifikuar ndaj një njësiti ushtarak të hënën. Më parë ishte konfirmuar vdekja e 10 ushtarëve.

Përmes një deklarate të publikuar të martën, ushtria njoftoi se është duke e zhvilluar një operacion tokësor dhe ajror me qëllim të kapjes së sulmuesve. Sulmi ndodhi në pjesën veriore të këtij shteti, e cila është goditur nga dhuna islamike këtë vit.

Përveç ushtarëve të vrarë, në këtë sulm janë plagosur shtatë ushtarë dhe pesë të tjerë janë shpallur të zhdukur, shkruan “Reuters”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb