KABUL-Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afganistan, ka konfirmuar se një qytetar amerikan është vrarë si pasojë e një sulmi me armë në një hotel në Kabul.

Persona të armatosur sulmuan ‘Park Hotel Palace’ mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa hoteli frekuentohej kryesisht nga perëndimorët. Forcat e sigurisë po luftojnë me personat e armatosur, ndërkohë raportohet se dhjetëra persona janë të bllokuar brenda hotelit.

‘Shprehim ngushëllime për familjen e amerikanit të vrarë në këtë sulm’ – tha zëdhënësja e ambasadës amerikane në Kabul, Monica Cummings.

Ndërsa ambasadori i Indisë në Afganistan, Amar Sinha tha se të paktën 5 persona që janë ende të bllokuar në hotel janë qytetarë të Indisë.

Forcat e sigurisë kanë liruar disa nga personat brenda hotelit, ndërsa dyshohet se ka të plagosur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: