ARABIA SAUDITE

Njëzetë e gjashtë persona janë plagosur nga një sulm terrorist, i ndërmarrë nga rebelët jemenas. Shënjestra e sulmit ishte zona e ardhjes në aeroportin e qytetit turistik Abha, në Arabinë Saudite, dhe u bë me një gjuajtje raketore.

Personat që janë sulmuar kanë kombësi të ndryshme. Bëhet me dije se teteë prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë pas sulmit, Riadi zyrtar fajësoi Iranin, duke thënë se ishte Teherani ai që kishte pajisur grupin rebel Houthi me armatime të përparuara.

Kjo deklaratë nxiti tensione të reja mes Riadit dhe Iranit. Forcat Houthi morën përsipër sulmin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb