PEKIN– Të paktën 15 persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në një sulm terrorist në rajonin kinez me maxhorancë myslimane të Xinjiang, njoftoi sot agjencia zyrtare “Hsinhua”.

“Sipas televizionit shtetëror CCTV, një grup terroristësh sulmoi dje disa civilë në rajonin Shache, duke vrarë katër persona dhe duke bërë 14 të plagosur. Ndërsa 11 terroristë u vranë me plumba gjatë këtyre përplasjeve.

Rajoni i Shache-së, ose Yarkand në gjuhën e zonës, ishte teatri i përplasjeve shumë të dhunshme në korrik, menjëherë pas përfundimit të ramazanit.

Xinjiang tronditet vazhdimisht nga trazirat për shkak të tensioneve të forta mes Han (etni maxhoritare në Kinë) dhe Ouighours (myslimanë turkofonë). Autoritetet akuzojnë vazhdimisht për terrorisëm pjestarët e minoritetit Ouighours.

Një pjesë e ouighours të Xinjiang-ut, rajon që ndodhet në veriperëndim të Kinës, është kundër qeverisjes së Pekinit.

Ata shprehen kryesisht si viktima të diskriminimit dhe të përjashtuar nga përfitimet për zhvillimin e rajonit, ku po rritet ardhja e popullsive Han që vijnë nga pjesët e tjera të vendit.

Ekspertë dhe grupe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut vlerësojnë se politika shtypëse e përdorur nga Pekini kundrejt kulturës dhe rajonit Ouighours rrit tensionet në Xinjiang.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: