Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i ka shpëtuar fatmirësisht një sulmi terrorist në Somali. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ai, ku theksoi se i shpëtoi mirë sulmit. “Ne (këtu në Somali) mezi mbijetuam . Një makinë bombë ishte përpara pallatit presidencial ndërsa ishim në takim. Ka të vdekur në sulm”, tha Daçiç.

Të paktën nëntë persona rezultojnë të kenë kanë humbur jetën sot, përfshirë  këtu ish-ministrin e Jashtëm të Somalisë pas sulmit terrorist të ekstremistëve islamikë, të cilët  aktivizuan një bombë pranë pallatit presidencial në Mogadishu, tha policia.

Mes të vrarëve rezulton edhe ish-ministri i jashtëm, Hussein Elaba Fahia, i cili është këshilltari i presidentit aktual të Somalisë, raporton AP.

Daçiç ishte në një takim me presidentin somalez në pallatin presidencial në Mogadishu dje, kur një makinë plot eksploziv shpërtheu përpara rezidencës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb