Një vajzë e re palestineze ka mbetur e vrarë nga ushtarakët izraelitë në Gaza. Ky që do të shihni në video është momenti kur në Afula, ushtarët izraelitë rrethojnë vajzën e cila qëndron me duar përpjetë. Një moment zhurmash dhe kaosi dhe dëgjohen të shtëna që rrëzojnë vajzën në tokë.

Videoja është publikuar në rrjetin social Twitter, dhe pikëpyetjet vijnë po prej komentuesve. “E besoni vërtet se ajo do të therte dikë?’ shkruajnë disa prej lexuesve duke akuzuar për vrasje të pafajshmëve në konfliktin e hapur në Gaza-Izrael.

Ndërkohë vetëm gjatë javës së kaluar është shkaktuar vrasja me thike e tetë izraelitëve hebrenj, në incidente të ndara.

Po në Gaza-Izrael vetëm ditën e sotme nga përleshjet janë shënuar 5 palestinezë të vrarë, kurse 30 të tjerë janë plagosur. Viktimat u shkaktuan pasi 200 palestinezë hodhën gurë ndaj forcave izraelite.

Dy persona janë vrarë në këto incidente.

Tre palestinezë po ashtu janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në ditët e fundit, gjatë përleshjeve me forcat izraelite të sigurisë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: