Luftime të ashpra ka pasur mbrëmë përgjatë vijës kufitare Rusi-Ukrainë.

Sipas guvernatorit rajonal rus Alexei Smirnov, ushtarët rusë kanë “arritur të parandalojnë” sulmin e ukrainasve në rajonin e Kurskut, transmeton Telegrafi.

Në rajonin përreth qytetit Sudzha, pesë persona janë plagosur, kurse Smirnov tha se 26 dronë kanë arritur të rrëzojnë në Kursk.

Në anën tjetër, ministria ruse e Mbrojtjes, pretendon se mbrojtja e tyre kundërajrore ka interceptuar 13 dronë mbi Kursk në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Pavarësisht se ukrainasit lansuan shumë dronë, këtë mëngjes kemi hasur në katër tanke të tyre që i afroheshin kufirit tonë”, tha një bloger ushtarak rus.

Ai madje nuk hezitoi të tregojë se ishin ukrainasit ata që me tanke dhe mjete tjera të blinduara – ua mësynë pozicioneve të rusë brenda territorit rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: