TIRANE – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përkujton viktimat e sulmeve të 11 shtatorit. Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, Basha thekson “në krah të popullit amerikan, përkujtojmë sot 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi Qendrën Tregtare Botërore në New York dhe mbi Pentagonin në Washington D.C”.

14 vjet më parë, mëngjesi i 11 shtatorit u kthye në një ditë të zezë për mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa qendra më e madhe tregtare në botë u godit nga 2 avionë, të cilët shkatërruan kullat binjake. Një tjetër avion ra edhe mbi Pentagon në Washington D.C.

SHBA përkujtojnë çdo vit 3 000 viktimat e sulmit terrorist të Al Qaeda-s. Sot kjo ditë përkujtohet në mbarë botën për të nderuar dhe kujtuar të gjithë ata që humbën jetën në 11 shtator 2001.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: