Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me 23-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan se sot nderohen viktimat por edhe forca e qëndrueshmëria e popullit amerikan, në atë ngjarje që tronditi botën.

Postimi i plotë:
Sot, kujtojmë ngjarjet tragjike të 11 Shtatorit, 2001.
Njëzet e tre vjet më parë, bota u trondit nga sulmet e paimagjinueshme që morën jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm në SHBA.
Në këtë ditë, nderojmë viktimat por edhe forcën e qëndrueshmërinë e popullit amerikan.
Kjo ditë shërben gjithashtu si kujtesë për luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit.
Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur; ai nuk njeh ngjyrë apo ideologji.
Nuk duhet të harrojmë kurrë këtë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb