Ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putinin se po bën lojëra me Ukrainën, duke iu referuar sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës brenda natës.

“Ne kemi parë se sulmet ndaj infrastrukturës civile nuk janë lehtësuar fare në natën e parë pas telefonatës së supozuar novatore, apo të quajtur të mrekullueshme” tha Pistorius në një intervistë televizive, duke iu referuar bisedës midis Putinit dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Pistorius e përshkroi gjithashtu si “të papranueshëm” këmbënguljen e Kremlinit se një “kusht kyç” për paqen do të ishte një ndërprerje e plotë e mbështetjes ushtarake dhe inteligjencës perëndimore për ushtrinë e luftuar të Ukrainës.

“Kjo është shumë transparente,” tha ai, duke shtuar se Putini synonte të parandalonte mbështetësit e Kievit që  të mbështesin më tej Ukrainën dhe ta lejojnë atë të mbrohet me të vërtetë nëse ka një sulm tjetër, gjatë ose pas një armëpushimi.

Vetëm disa orë pas përfundimit të bisedës telefonike Trump-Putin, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky raportoi rreth 40 drone “Shahed” që sulmonin objektivat në Ukrainë, përfshirë infrastrukturën civile.

Kievi raportoi këtë mëngjes se Rusia lëshoi raketa dhe 145 dronë gjatë natës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb