Presidenti i Francës Emanuel Macron në një konferencë për mediat foli edhe për luftën e Turqisë në Siri.


Macron deklaroi se Turqia në Siri po godet jo vetëm grupe terroriste, por edhe kurdë që nuk kanë lidhje aspak me terroristët. Makron tha se kjo që po ndodh është një gabim i madh i Perëndimit.


Ai theksoi se Turqia është një aleat i NATO-s, por se në Siri, në luftën në këtë zonë ka bashkëpunuar edhe me Rusinë, duke dhënë pasoja të rënda.


SHBA dhe Turqia janë vende të NATO-s. SHBA vendosi të heqë trupat dhe një tjetër fuqi e NATO-s vendosi të sulmojë, që janë aleatët tanë. E respektoj luftën ndaj PKK dhe ndaj ISIS, por shumë forca kurd nuk janë terroristë. Ajo që po ndodh është një gabim i madh i Perëndimit. Prandaj ka rëndësi ë të koordinohemi.

Duhet të kuptojmë se ku po drejtohet Turqia në mënyrë që të kombinojmë arsyet e tyre të sigurisë, me agjendën tonë, duke respektuar njëri-tjetrin. Rajoni i Lindjes së Mesme është një rajon strategjik për Europën. Ne kemi vepruar në Lindjen e Mesme për të nxitur situatën diplomatike për paqe e siguri. Falë rregullit të më të fortit, shohim se Turqia po bashkëpunon me Rusinë dhe po përballemi me pasoja. Kjo është arsyeja pse duhet një mbrojtje europiane”, tha Macron.

Emanuel Macron theksoi se në Lindjen e Mesme gjithsesi ekziston akoma prania e ISIS, duke shtuar se koalicioni ndërkombëtar duhet ta luftojë grupimin terrorist.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: